Art & Kulturë

Programi i filmave në kinematë e kryeqytetit për javën e parë të janarit

Viti i ri 2018 vjen me daljen në kinema të disa prej filmave më të shumëpritur nga publiku ndërkombëtar.

Më 4 janar vjen premierë në kinematë e Tiranës, “Molly’s Game”. Kjo biografi tregon historinë e vërtetë të Molly Bllom, një skiatore në klasë olimpike, e cila drejtonte shumicën e aksioneve të lojës së pokerit dhe shndërrohet në një objektiv të FBI-së. Ajo do të shfaqet në kinematë Imperial dhe Cineplexx.

“Molly’s Game” Trailer:

Po ashtu, në 4 janar do të jepet premiera e serisë së katërt të trilogjisë së frikshme “Insidious 4”, tek kinema Millenium. Ky film do të tregoj pikënisjen e terrorit dhe shfaqjen e raportimeve të para kundrejt botës supernatyrale.

“Insidious 4” Trailer:

https://www.youtube.com/watch?v=4xwMetjJVsE

Ndërkohë, vazhdojnë shfaqjen në të treja kinematë, filmat: “Ferdinand”; “Jumanji: Welcome to The Jungle”; “The Greatest Showmen”; “Madame”; “Star Wars: The Last Jedi” dhe “Father Figures”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).