Programi i filmave në kinema për këtë javë në Tiranë

"Father Figures"
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Me ardhjen e festave të fundvitit dhe afrimin e vigjiljes së Krishtlindjeve, do të gjeni në kinematë e kryeqytetit disa nga prodhimet më të mira për 2017.

Komedia “Father Figures” me aktorët e famshëm Owen Wilson & Ed Helms, do të shfaqet premierë në 21 dhjetor në kinematë Imperial dhe Millenium. Filmi tregon historinë e dy vëllezërve binjakë, të cilët, pasi mësojnë se mamaja e tyre i kishte gënjyer për vdekjen e babait, ndërmarrin një udhëtim për ta gjetur atë.

Trailer:

Më 21 dhjetor do të vij në kinema edhe filmi “Madame”. Ai flet rreth një çifti të martuar, të cilët pasi zhvendosen në vilën e tyre në Paris, i luten shërbyeses të sillet sikur është e pasur, me qëllim që të lënë përshtypje të mira tek të ftuarit e tyre të rëndësishëm. E gjeni tek Millenium & Imperial.

Trailer:

Po ashtu, ju kujtojmë se do të vazhdojnë të shfaqen në të treja kinematë e Tiranës filmat “Star Wars: The Last Jedi”; “Ferdinand”; “Coco” dhe “Yjet e së ardhmes”.

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.