Programi i filmave në kinema për këtë javë në Tiranë

Në prag të festave të fundvitit dhe ardhjes së vitit të ri 2018, do të keni mundësinë që të shijoni pushimet tuaja, duke parë një film në kinema.

“Jumanji: Welcome to The Jungle” është seria e dytë e filmit të famshëm “Jumanji”, që theu rekordet botërore në daljen e tij gjatë vitit 1995. Tani, ky film tregon evoluimin e lojës së frikshme në një video-lojë, e cila do t’i çojë personazhet kryesor (Dwayne Johnson, Kevin Hart, Jack Black, etj) në zemër të xhunglës së tmerrshme. Filmi e ka premierën e tij më 28 dhjetor, në kinematë Imperial, Millenium & Cineplexx.

“The Greatest Showman” tregon historinë e një vizionari që u ngrit nga hiçi, për të krijuar një spektakël magjepsës, i cili u bë një sensacion botëror. Me Hugh Jackman, Zac Efron & Zendaya, ky filmi do të shfaqi premierën në 28 dhjetor, tek kinematë Imperial, Cineplexx & Millenium.

Më 4 janar, tek Kinema Imperial do të shfaqet premiera e “Molly’s Game”, ndërsa po në këtë datë, por tek kinema Millenium, shfaqet seria e katërt e filmit horror “Insidious”.

Molly’s Game trailer:

Insidous 4 trailer: