Të enjten nga ora 17:00, në Qendrën Burimore Kosovare organizata jo-qeveritare Global Shapers Prishtina sjell një format kreativ të fjalimeve inspiruese për rininë kosovare.
Ndërmarrësja, gazetarja dhe aktivistja Linda Shala do të jetë folësja e parë që do të hap këtë format të fjalimeve inspiruese që i ik të zakonshmes dhe synon të inspirojë rininë kosovare për të realizuar ëndrrat e tyre.
Ngjarja është pa pagesë dhe është e hapur për të gjithë të interesuarit, ndërsa vegza mund të gjindet këtu: https://www.facebook.com/events/186767449262691/