“Princesha Teutë” dhe historia e saj heroike vjen në Teatrin e Kukullave

Për të gjithë vogëlushët, këtë të shtunë dhe të djelë, vjen në sallën e Teatrin të Kukullave shfaqja “Princesha Teutë”.

Me regji të Paolo Comentale, kjo shfaqje do t’i çojë fëmijët tuaj pas në kohë, kur e guximshmja dhe burrnesha Teutë sundonte mbi Ilirinë.

Performojnë aktorët: Shegushe Bebeti, Sokol Myzeqari, Jorida Marsi dhe Denard Xhillari.

Këtë vepër do ta gjeni më 23 & 24 dhjetor, në orarin 10:30 – 11:30 për të dyja ditët.