“Princesha mbi bizele” këtë fundjavë në Teatrin e Kukullave

Këtë fundjavë të gjithë vogëlushët do të kenë mundësinë që të ndjekin shfaqjen “Princesha mbi bizele”.

Kjo përrallë mjaft e njohur e autorit Hans Kristian Andersen, do të ngjitet në këtë skenë më 5 dhe 6 maj.

Me regji nga Albana Kozeli, do të interpretojnë aktorët: Jorida Meta, Donika Ramallari, Sokol Myzeqari, Aleksandër Grami, Elidon Alika dhe Kliti Roshi.

Mos e humbisni, të shtunën dhe të dielën, ora 10:30 & 11:30 për të dyja ditët!