Art & Kulturë

Princesha e Tajlandës viziton Muzeun Historik, kultura dhe historia e vendit tonë intrigojnë vizitorët e huaj

Çdo ditë e më shumë, Muzeu Historik Kombëtar po vizitohet nga më shumë persona, por edhe personalitete botërore, të cilët janë të interesuar të njihen më nga afër me të kaluarën e Shqipërisë.

Më 17 prill, Princesha e Tajlandës, Maja Çakri Sirindon, vizitoi ambientet e Muzeut Historik, e shoqëruar nga drejtori i këtij institucioni, Dorian Koçi.

Image result for Maja Çakri Sirindon

Gjatë kësaj vizite, ajo u njoh më nga afër me historinë e popullit shqiptar, duke u nisur që nga pavijoni i antikitetit e deri në periudhën e regjimit komunist. Princesha u shpreh entuziaste për vizitën e saj në këtë vend dhe shprehu vlerësimin e saj për historinë e popullit shqiptar, duke premtuar se një ditë do të rikthehet sërish për të bërë një tjetër tur nëpër këto mure.

Image result for Maja Çakri Sirindon

Image result for Maja Çakri Sirindon

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).