Art & Kulturë

Princesha e gjelbër

PRINCESHA E GJELBËR
Autor & Regjisor LEDIAN GJEÇI
Skenografia BEQO NANAJ
Kostumografe SOFI KARA
Muzika DËFRIM DEDA
Interpretojnë : Dajana NENAJ, Alba SHËMBARI, Ana GUÇE, Donald SHEHU, Xhuliano BRISKU
Duke qenë se pakujdesia e njeriut me natyrën gjithmon ë më shumë sjell probleme në ciklin tonë të jetës, është e rëndësishme ti paraprijmë sa të mundim këtij shqetësimi aktual por edhe të së ardhmes, duke punuar me të tashmen, me fëmijët.
Në rastin konkret ‘Princesha e gjelbër’ është një vepër me teme ekologjike e cila synon edukimin e fëmijëve ne mirëmbajtjen e ambientit.

Në vepër gjenden shumë situata argëtuese dhe personazhe surprizë që luhen nga njerëz dhe nga kukulla.
Dy prej personazheve kryesorë janë Princesha e gjelbër e cila merr fuqi nga prania e luleve, dhe shtriga e zjarrit e cila merr fuqi nga prerja e pemëeve. Personazhet në fjalë janë një materializim i të mirës dhe të keqes qëe luftojnë me njëra-tjetrën, por fati i kësaje lufte gjendet në duart e njerëzve, sepse ajo që përkrahin njerëzit, ajo fiton.

Është menduar dhe punuar që ky mesazh të zërë rrënjë në mendjet e fëmijëve në mënyrë shumë argëtuese nëpërmjet magjisëse teatrit.
Çdo të shtunë dhe të dielë ora 10:30 ne Teatrin kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).