Prilli, muaji i librit

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bën me dije se Ministria e Kulturës e ka pagëzuar prillin si “Muajin e Librit”, duke e sjellë si alternativë udhëtimi, gjatë këtyre ditëve që na duhet të qëndrojmë në shtëpi.

“Ju ftoj të na ndiqni në rrjete sociale për të zbuluar rekomandime nga njerëzit e letrave, libra të digjitalizuar, përralla për më të vegjlit e plot kureshti të tjera lidhur me letërsinë. Ju mbetet vetëm të zgjidhni kopertinën, si biletë për udhëtimin e radhës”, shprehet Margariti.

“Libri është një dritare dhe asnjëherë më shumë se sot, kemi nevojë për ajër. Ndoshta, tani nuk kemi mundësi të ikim larg, por falë librave mund të udhëtojmë kudo që dëshirojmë”, thekson ministrja.