Prezantim libri/ “Rrënimi” shkruar nga Leonard Veizi

Miq të Librit. Në ambientet e librarisë “Art’s” në Tiranë, organizohet prezantimi i romanit të ri “Rrënimi” shkruar nga Leonard Veizi.

“Tornado rrënuese e tranzicionit shqiptar. Personazhe të një shoqërie në tranzicion. Ngarendje drejt parasë, karrierës, ëndrrave e realitetit jo gjithnjë nga ç’ofron zhvillimi i hovshëm. Një gjuhë përmasash epike.” Kështu e përkufizon shtëpia botuese “Buzuku”, librin më të ri të autorit Leonard Veizit, të cilin sapo ka hedhur në treg.

Ju mirëpresim të premten, data 3 Gusht 2018, ora 11:00 paradite, tek libraria “Art’s”, e cila ndodhet në fund të bulevardit Zogu i Parë.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj