Art & Kulturë

Presidenti Meta dekoron valltarët Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me dekoratat “Nderi i Kombit” valltarët Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku. Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, Kreu i Shtetit u ndal tek kontributet e dy artistëve, të cilët nuk i kanë fshehur emocionet.

“Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku janë ambasadorë të kulturës shqiptare”, u shpreh Presidenti Meta.

DEKORATAT
08/01/2018-Presidenti Meta dekoron zotin Rexhep Çeliku me Dekoratën “Nderi i Kombit”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 08/01/2018, nr. dekreti 10709 zotit Rexhep Çeliku Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

08/01/2018-Presidenti Meta dekoron zonjën Liljana Cingu me Dekoratën “Nderi i Kombit”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 08/01/2018, nr. dekreti 10708 zonjës Liljana Cingu Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si soliste me nivel të lartë artistik dhe mjeshtëri të veçantë në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit si dhe përçimin e folklorit tonë tek brezat e artistëve të rinj”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).