PRESIDENTET

“Presidentet“ e Werner Schawab (1958-1994) janë dy pensioniste me të ardhura minimale dhe një pastruese tualetesh me iluzione fetare. Ato nuk i bien në qafë askujt, nuk shërbejnë më për të ardhura ekonomike dhe janë të paafta për të lindur trashëgimtarë. Ato veçse frymojnë dhe kënaqësia e tyre vjen duke u shtuar nga të folurit, të dërdëlliturit në çdo frymëmarrje, që ndërpret agoninë e dhimbjes së heshtur.

Presidentet janë trupa fizike, që zotërojnë gjuhën, prandaj edhe biseda mes tyre trajton vetëm aspekte materiale: ushqim, jashtëqitje, sekusualitet, që atyre u trupëzohet vetëm nga pakënaqësia dhe dhuna. Bota e tyre endet rreth tavolinës së një kuzhine dhe vetëm një racion mishi u jep atyre shijen e jetës së mirë.
Erna, Grete dhe Marile janë të venitura dhe as nuk duan t’ia dinë që ne i mëshirojmë
Triumfi i tyre qëndron vetëm tek të ekzistuarit. Ajo ekzistencë nuk frymëzon mençurinë e të nënshtruarve,të cilët mund ta paramendojnë botën e ardhshme, çka ato thonë është po aq e gabuar, sa dhe kushtet e ekzistencës së tyre.
Çdo fjali, me fjalë të rrumbullakosura në gjuhën e tyre, u jep atyre pushtet dhe për këtë duhet luftuar me bindje, truk e dredhi deri edhe me vrasje dhe goditje vdekjeprurëse. Ashtu siç bëjnë edhe presidentët dhe presidentet në botën e madhe.

Por ekziston edhe nostalgjia për diçka krejt tjetër. Jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t´u bërë i dallueshëm në veçantinë e vet, pangatrrueshmërinë e vet. Për MARI-LE, mistiken e tualeteve, rrëmimi në papastërti shndërrohet në ndjesinë e pastërisë hynore. Më e ulëta lartësohet, edhe pse ajo e çon tjetrin në buzë të greminës.
Schwab te “Presidentet” e paraqet së prapthi etikën e krishterë të vuajtjes– sepse e konsideron atë diçka serioze. Ai shkon tek më banalja dhe më e imta. Ai e kondenson (përmbledh) të rënkuarin, të vuajturin dhe shpresat e kota të të poshtëruarve në një muzikë gjuhësore të padëgjuar, në një himn për tri zëra të qënies së lënduar.
Gjuha e Schwab-it nuk e përshkruan botën, ajo e krijon atë në çdo fjali nga e para.
Por ajo që krijohet rishtazi mund edhe të ndryshohet.

Mënyra e të shkruarit e Schwab-it, që në kohërat kur ai jetoi jo gjatë, ishte një sensacion. Me forcën dhe poezinë e teksteve të tij, ai ndryshoi teatrin, si asnjë autor gjermanishtfolës, asnjë autore gjermanishtfolëse tjetër pas tij.
Ai e kërkonte të bukurën në disonancën e botës, ku harmonitë prej kohësh janë shndërruar në gënjeshtra.

E gjeni më 5 maj tek TKE “Kujtim Spahivogli”.