Art & Kulturë

 “Presidentet” vjen premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Shfaqja “Presidentet” nga Werner Schwab, do të ngjitet premierë në sallën Moliere të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në datat 28 & 29 prill, ora 20:00.

Kjo është një komedi, e cila vjen për herë të parë në shqip me regji nga Sabine Mitterecker dhe nën interpretimin e aktoreve Ermira Gjata, Adriana Tolka dhe Eni Jani.

Kjo vepër trajton historinë e tre grave, të cilat nuk kanë jetë përtej televizorit të tyre dhe jetojnë me kujtimet e së shkuarës. Ato i përkasin një klase sociale që shmanget nga shumë njerëz, pasi jeta e tyre është e cekët, memoria e vagullt dhe gjuha e tyre është vulgare. Këto tre gra jetojnë në një ëndërr dhe humbja e kontrollit ndaj iluzionit, sjell një fund të përgjakshëm.

Shfaqja vjen nën bashkëpunimin e TKEKS me Ambasadën Austriake në Tiranë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).