Premiera “Koktejl në Piano Bar” në Teatrin e Vlorës

Premiera “Koktejl në Piano Bar”, rezultoi një sukses në skenën e Teatrit Petro Marko në Vlorë, pasi rikthen parodinë. Shfaqja erdhi për publikun nën interpretimin e mrekullueshëm të treshes të parodistëve të Vlorës.

Mesazhet sociale dhe tema të mprehta sociale për kohën ku jetojmë, u përcollën në këtë shfaqje me këngë, humor dhe satirë nga mjeshtrat Agalliu, Hamo e Lika.

Publiku i mirëpriti artistët me duartrokitje, gjithashtu një risi ishte edhe skenografia e cila të çonte në ambientet e një bari ku diskutohet për gjithçka nën tingujt e muzikës.

Shfaqja e 11-të e Parodistëve të Vlorës ka mbledhur në Teatrin Petro Marko qindra spektatorë, të cilët kaluan momente të paharueshme dhe gazmore.