Art & Kulturë

Premiera e filmave të shkurtër “Balkan’s Gate 2019”

Vjen premiera e filmave me metrazh të shkurtër të realizuar nga profesionistë të rinj të filmit gjatë edicionit të pestë të “Balkan’s Gate”.

Reflektimi mbi barazinë gjinore dhe problematikat sociale është në fokus të tre prej këtyre filmave, të cilët shfaqen për herë të parë publikun e Tiranës në kuadër të fushatës së OSBE-së kundër dhunës ndaj grave, “Thyej heshtjen”.

Në edicionin “Balkan’s Gate 2019” morën pjesë të rinj nga Shqipëria, Franca, Koreja e Jugut dhe Turqia. Ai u mbështet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ambasada e SHBA-së në Tiranë, ambasada e Republikës franceze dhe nga Ministria e Kulturës.

Në premierën e Tiranës do të shfaqen filmat e shkurtër të mëposhtëm, të xhiruar në vitin 2019 në Gjirokastër:

– “Qumështi i nënës, gjaku i babait” – nga regjisori amerikan Nathaniel Hansen (6 minuta)
– “Gurë” – nga regjisori francez Nils Bouvyer dhe regjisorja koreane Hyejin Kim (12 minuta)
– “Jeta” – nga regjisorja shqiptare Ornela Karaj (6 minuta)
– “Në kërkim të fëmijërisë” – nga regjisorja shqiptare Ambra Cani (8 minuta)
– “Udhëtim” – nga regjisorja turke Oyku Dikmen (11 minuta)

Premierës së filmave do t’i paraprijë një prezantim i shkurtër nga të ftuar dhe regjisorët e rinj, të cilët u angazhuan ta vendosin barazinë gjinore dhe rëndësinë e saj në shoqëri në fokus të edicionit të këtij viti.

Hyrje e lirë!

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).