“Portreti i pakryer” shfaqja që nxjerr në pah tragjiken e individit kundrejt shoqërisë

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Monodrama “Portreti i pakryer” është shfaqja më e re që u dha ditën e djeshme premierë në Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

E gjithë historia vërtitet rreth personazhit të Norës, që luhet nga aktorja Aurita Agushi, e cila e vetme ia del që të vendosi në skenë një performancë të përkryer për plot 50 minuta!

Nora gjatë shfaqjes së saj paraqitet e lodhur nga rrethanat në të cilat ndodhet dhe nga imponimet që i vijnë nga jashtë, e që shkelin brenda ndjenjave të saj. Ajo përpiqet të gjejë forcë, pasi për 10 vite po përpiqet ta ruajë dashurinë për njeriun e jetës së saj, i cili kishte qenë një disident dhe i burgosur politik.

Megjithatë, është letra e lamtumirës ajo që e sjell Norën në situata kritike, të skajshme psikologjike e jetësore, e që në fund ky personazh tretet brenda errësirës së skenës, derisa në sfond alarmi nxjerr edhe tragjiken e kësaj shfaqje.

Sipas autorit, synimi i shfaqjes është të identifikojë dhe pastaj të artikulojë paradokset, kundërshtitë e mentalitetit e të rrethanave shoqërore, të historive të formimit të individit dhe të familjeve, të cilat me paradokset e veta dëmtojnë veten dhe anëtarët e vet të familjes.

“Fokusi është në Norën, në individin, tek një femër e cila është viktimë e viteve 90’ta, e kurtheve të jetës dhe e kurtheve të familjes së saj, pra të babait të saj, i cili në vitet e 90’ta bënte punën e djallit, në sistemin politik. Nora ia del të mbijetojë, përkundër që në vitet e 90’ta pëson ndarjen nga Bardhyli.”, është shprehur Besim Rexhaj, autori i veprës.

Atë e gjeni në teatrin “Dodona” në Prishtinë.

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.