Art & Kulturë

Poezia e humbjes- Ervin Hatibi

Ti asnjëherë s’e kupton çfarë humb

Lodron si një mace në hapësirën

E gjelbër të syve të tu

Dhe unë i fyer i poshtëruar

Të përgjoj pas hijes sime

Bëhet vonë, sa vonë nga ndarja

Unë mbi prush thyej shkarpa

Si idiot i fryj hirit Ndizu zjarr

Dhe hedh aty lule, shami, vjersha

Rrobat e çdo gjë që kam

E ngel një lakuriq i varfër, zhveshur

Që zjarri dot më s’e ngroh.

Ti asnjeherë s’e kupton çfarë humb

Lodron si një gjethe në lulishtet pa anë

Të syve të tu Por unë dua të të dua

Me çdo kusht.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).