Po kërkoni një stil të ri flokësh? Ju prezantojmë me modelet më trendi të momentit!

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Ҫdo femër e kupton rëndësinë që kanë flokët dhe mënyra si i rregulloni ato, me personalitetin që doni të përcillni tek njerëzit përreth jush.

Me vitin e ri që po zbarkon nga dita në ditë, mund t’ju ketë lindur dëshira për të bërë një ndryshim në pamjen tuaj dhe ku më mirë se sa ta nisni nga flokët?

Doni t’u paraprini trendeve që do të vijnë në 2018? Më poshtë do të gjeni disa prej modeleve më IN, që do të pushtojnë të gjitha parukeritë në vitin e ri:

  1. Flokë të gjatë

Ka ardhur koha që t’i riktheheni fëmijërisë tuaj. 2018 është e gjitha rreth flokëve të gjatë dhe të dendur, që ju tregojnë shumë joshëse. Sigurisht që nuk po flasim për një gjatësi kaq sa e Beyonce në këtë foto…

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

  1. Bjonde akulli

Për të gjitha bjondet: Ka ardhur koha që të ikni nga e verdha dhe të guxoni me këtë ngjyrë akulli, që të themi të drejtën, është shumë mahnitëse!

  1. Flokë të hedhura pas veshit

Për ta realizuar këtë model ju nevojitet një pudër (jo xhel apo sprajt!). Më pas, aplikojeni atë në flokë derisa të ulet volumi. Në fund, hidhini flokët tuaj pas shpatullave për një efekt më dramatik.

  1. Prerje ‘zane’

Nëse jeni fanse e flokëve të shkurtër dhe ju shkojnë, atëherë provoni këtë model si Cara Delevingne.

  1. Kaçurrelaa!!

Nëse jeni kaçurrelse natyrale, aq edhe më mirë! Mos i shtrini, mos i rregulloni me marshë apo me ndonjë gjë tjetër! Lërini kaçurrelat tuaja të marrin frymë.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.