Placido Domingo shtrohet në spital pasi u diagnostifikua me Covid 19

Placido Domingo, ylli i operës, është shtruar në spital në Meksikë për shkak të ndërlikimeve që lidhen me COVID-19, shkruan “Los Angeles Times”.

Në një deklaratë për shtyp, një zëdhënës për këngëtarin e operës raportoi se ai është në gjendje të qëndrueshme, por do të mbetet në spital për aq kohë sa mjekët e shohin të domosdoshme derisa të shërohet.

79-vjeçari njoftoi në një postim në Facebook se rezultoi pozitiv me koroanvirus dhe njoftoi se kishte përjetuar ethe dhe kollë.

“Së bashku mund të luftojmë virusin dhe të ndalojmë krizën aktuale në mbarë botën, në mënyrë që t’i kthehemi jetës normale sa më shpejt”, shkroi ai.

“Ju lutem ndiqni udhëzimet dhe rregullat e qeverisë tuaj lokale për të qenë të sigurt, duke mbrojtur jo vetëm veten tuaj, por edhe komunitetin”, shtoi Domingo.