Pikturat e Edi Hilës tërheqin shumë vizitorë

Ekspozita “Piktori i Transformimit”, e piktorit Edi Hila në Galerinë Kombëtare të Arteve,ka mirëpritur mbi 5 000 vizitorë.

E hapur që nga 24 maji pikturat e piktorit Hila kanë tëhequr shumë vizitorë të moshave të ndryshme pasi tematika e tyre është e spikatur.

Transformimi shoqëror përcillet nga piktorit me disa cikle ku për t’u veçuar janë tablotë “Paradoksi”, “Marrëdhëniet”, “Kërcënimi”, “Objekte anash rrugës” deri tek krijimet më të fundit “Bulevardi i Dëshmorëve të Kombit”, “Një tendë në çatinë e makinës sime”.

Piktori Hila eksploron për të transmetuar të vërtetën psikologjike të fenomeneve.Ky distilim të vërtetash e ka shtyrë artistin drejt klasicizmit dhe magjepsjes prej burimeve të pikturës së Rilindjes.

Nëpërmjet ekspozitës retrospektive me titullin “Piktori i transformimit” shfaqet Shqipëria siç ishte dhe Shqipëria që pak ndryshoi. “Piktori i Transformimit” është një projekt i përbashkët i Galerisë Kombëtare të Arteve, Muzeut të Artit Modern të Varshavës dhe Koleksionit Kontakt në Vjenë.

Ekspozita do të vazhdojë të mirëpres artdashës deri më 29 korrik 2018./ ATA

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj