Art & Kulturë

PIANOTAINMENT GOES ALBANIA

Koncert: Pianotainment goes Albania

9.11.2017, ora 19:00, Salla e madhe e Universitetit të Arteve, Tiranë
10.11.2017, ora 19:00, Teatri ”Petro Marko”, Vlorë
Hyrja e Lirë!

Pianotainment – Kjo është një simbiozë perfekte e komedisë kreative dhe lojës virtuoze në piano. Dy pianistët dhe animatorët Marcel Dorn dhe Stephan Weh arrijnë të krijojnë një atmosferë fantastike në koncertet e tyre me anë të koordinimit të pazakontë në lojën me katër-duar dhe një doze të mirë humori. Ata kanë mahnitur tashmë publikun në mbarë botën. Në kuptimin e parë të fjalës, ata kanë hequr pluhurin nga pianoja dhe kanë provuar që koncertet janë argëtuese! Piano, tastiera, tinguj? Ka vend dhe për më tepër: kërcim, këngë, kuice, muzikë filmi, lojëra fjalësh, foto, ndeshje me dema, karikatura, grimasa, ngërdheshje – por më mirë ejani vetë dhe binduni për këtë!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).