Art & Kulturë

Pianodrom: Koncerti i Vjenës vjen në Tiranë

21 Dhjetor 2021, 19:00, Salla “Tonin Harapi,” Liceu Artistik

Edicioni i nëntë i Pianodrom u has me vështirësitë e shkaktuara nga mbyllja e kufijve prej pandemisë botërore dhe si rrjedhim, koncerti i Vjenës që duhej të mbahej më datë 14 dhjetor, u shty për 8 mars. Organizuesit vendosëm që këtë koncert ta mbajnë edhe në Tiranë më 21 dhjetor.

Të martën e ardhshme, Kosti Deti, së bashku me Janela Ninin dhe Kristi Hifzin do të performojnë për publikun e Tiranës në sallën Tonin Harapi në ambientet e Lieut Artistik.

Hyrja do të jetë e lirë për publikun.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).