Pet Fair- Panairi i kafshëve shtëpiake rikthehet në kryeqytet

Pas suksesit të Edicionit të Parë, Green Line Albania në bashkëpunim me Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, rikthejnë sërish për miqtë e kafshëve shtëpiake dhe jo vetëm, “PET FAIR – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”.

“Pet Fair – Panairi i Kafshëve Shtëpiake” vjen si një event që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit, veçanërisht fëmijëve, për mbrojtjen, kujdesin, trajtimin e duhur, gjë që synon të sjellë uljen e numrit të kafshëve të braktisura. Aktiviteti do të mbledhë së bashku partnerë, organizata të ndryshme, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktive në çështjet e mirëqënies së kafshëve.

Përgjatë gjithë ditës në “Pet Fair – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet kaq unik dhe interesant, jo vetëm edukues dhe informativ por edhe festiv. Ju presim! Të dielën, më 22 prill, ora 10:00-19:00, tek Kopshti Zoologjik.

Nëse keni sygjerime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@greenlinealbania.org
Nëse dëshironi të vullnetarizoni në realizimin e Pet Fair Albania aplikoni dhe bëhuni pjesë e Vullnetarët e Kopshtit Zoologjik në linkun: https://goo.gl/forms/4bVlv2TDQgd9r9Pa2

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj