Përvjetori i dytë i vdekjes së David Bowie: Gruaja ndan disa foto të veçanta me të, publikohet versioni i papërpunuar i këngës “Let’s Dance”

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Një nga artistët më të mëdhenj të kohërave, David Bowie, shënon sot dy vjet që prej vdekjes së tij më 10 janar 2016, në moshën 69 vjeçare, si pasojë e kancerit në veshka.

Ai u njoh si lideri i muzikës pop dhe pati një ndikim shumë të madh në këtë zhanër muzike, që prej viteve ’70 e deri më sot.

Më 8 janar, ai do të mbushte 71 vjeç, por iku nga kjo jetë vetëm dy ditë pas ditëlindjes së tij. Bashkëshortja e tij, Iman, ka ndarë në llogarinë e saj personale në Instagram, disa foto të papublikuara bardh e zi me këngëtarin, poshtë të cilave shkruan: “Historia e dashurisë që më pëlqen më shumë është e jona!”

My favorite love story is ours! #BowieForever #ForeverAndEver

A post shared by IMAN (@the_real_iman) on

Iman u martua me artistin në vitin 1992 dhe së bashku kanë një vajzë 17 vjeçare që quhet Aleksandria. Ajo e ka shprehur edhe shumë herë më parë se mbështetja nga fansat e Bowie, e ka ndihmuar që ta kalojë më mirë vdekjen e burrit të saj, ndonëse sipas modeles, ai vazhdon të jetë përherë në zemrën e saj.

David Bowie me vajzen e tij Alexandria dhe gruan.

Ndërkohë, për të kujtuar David Bowie në ditëlindjen e tij, miku i tij Nile Rodgers, ka publikuar versionin e parë të papërpunuar të këngës hit të David “Let’s Dance”. Ajo është regjistruar në 19 & 20 dhjetor 1982, në një resort në Alpet e Zvicrës.

Dëgjojeni më poshtë:

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj