Personaliteti i famshëm botëror Andrew Visnevski del në mbështetje të teatrit shqiptar

Andrew Visnevski, një personalitet me ndikim në fushën e teatrit në gjithë botën, ka shprehur qëndrimin e tij pro kandidaturës së aktorit Laert Vasili për drejtor të Teatrit Kombëtar.

Visnevski u ka dërguar një mesazh autoriteteve shqiptare, në të cilën shprehet për Vasilin se “Reputacioni i tij si një artist i mirë i teatrit parapriu takimin tonë, për të punuar më pas së bashku”.

“Personalisht e kam njohur Z. Vasili që në vitin 2010. Së bashku kemi krijuar ‘Ditarin e një të çmenduri’ nga Gogol për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Tiranë, ku e ndërtova pjesën në gjuhën greke. Arritja e tij si aktor i kalon kufijtë kulturor e kjo ishte diçka e dukshme gjatë këtij festivali”, është shprehur ai.

Andrew Visnevski është një regjisor dhe bashkëdrejtues i Rada, i cili lindi në Romë më 1953 nga prindër me origjinë polake. Shfaqjet kryesore i ka realizuar me kompaninë Cherub të Londrës me të cilën ka shëtitur në gjithë botën, ku ka vënë në skenë rreth 35 vepra

Visnevski është pedagog dhe regjisor në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër RADA dhe drejton kompaninë private Teatri i gjallë “Alive Theatre”.

Teatri është art edukim – ndriçim i mendjes. Teatri shpreh arritjet më të mëdha të mendjes dhe shpirtit njerëzor. Aktorët i japin formë vizuale dhe shprehëse. Teatri na pasuron na bën të mendojmë për përvojat njerëzore për njohjen e tyre. Kështu që nuk ndihemi vetëm në botë”, do të shprehej Visnevski gjatë qëndrimit vite më parë në Tiranë.

Sipas tij, teatri ajo përvojë unike që e bën njeriun të ndjejë përvojën e tjetrit e të ngjashmit e vetë, është një formë e veçantë arti që të hap sytë mendjen për të parë shpirtin njerëzor.