Art & Kulturë

“Përrallat e heronjve të vërtetë”, një shfaqje për sensibilizimin mbi autizmin

“Përrallat e heronjve të vërtetë” do të shfaqet në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 30 prill, ora 18:30.

Kjo përrallë do të rrëfehet nga Eneda Tarifa, Gerta Heta dhe Eranda Libohova, në një përpjekje për të sensibilizuar dhe edukuar njerëzit mbi çrregullimin e spektrit autik dhe qasjen ndaj librit për fëmijë, artistikisht.

Regjia dhe skenari vjen nga Shegushe Bebeti, koreografia nga Blerina Arbana e Fatjon Sulstarova. Mos e humbisni këtë shfaqje të veçantë!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).