Përballje me të kaluarën në Shtëpinë me Gjethe

7 Dhjetor, 11:45 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve/Shtëpia me Gjethe

Në kuadër të 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve i njohur edhe si Shtëpia me Gjethe do të bashkëpunojë me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për të organizuar një tryezë të rrumbullakët me temë “Përballje me të kaluarën.” Eventi do të mbahet sot (7 dhjetor) në orën 11:45.

Të ftuar do të jenë pedagogia Enriketa Papa dhe poeti Daut Gumeni.

Gjithashtu do të çelet ekspozita “Mbresa ndër vite” me punime të nxënësve të shkollave të mesme që kanë vizituar muzeun.