Art & Kulturë

Për herë të parë një shqiptar shet tokën nëpërmjet monedhës virtuale Bitcoin

Një person nga qyteti i Gjilanit në Kosovë ka nxjerrë një njoftim për të shkëmbyer tokën e tij prej 5 hektarësh me monedhat virtuale Bitcoin që të kapnin vlerën e 50.000 euro.

Ai e ka publikuar këtë njoftim në Facebook, ku ky rast mund të jetë hera e parë që të shitet tek shqiptarët e më gjerë, pasuri e patundshme me krypto valuta online.

Bitcoin është kthyer në një temë mjaft të debatueshme, ku institucionet qeveritare si Doganat e Kosovës apo Banka e Shqipërisë, po dalin me deklarata edukative që mos përdoren këta monedha, duke bërë apele të ndryshme për maturi në përdorimin e monedhave kriptografike, por qytetarët duket se nuk i kanë përfillur shumë.

Këto monedha elektronike kanë filluar të bëhen mjaft të famshme në botë, ku njerëz të ndryshëm po i përdorin ato për transaksionet e tyre online. Së fundmi, ato kanë filluar të përdoren edhe nga shqiptarët e Kosovës.

Monedhat virtuale si Bitcoin dhe Ethereum janë monedhat më të njohura dhe të përhapura dhe sot në internet dhe me ato mund të blihen për gjëra të ndryshme online.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).