Për herë të parë në Tiranë vjen 3D Party! Zbuloni detajet e kësaj feste!

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Si kurrë më parë, në kryeqytet do të festohet në pamje 3D! Bëhet fjalë për eventin e rradhës, të organizuar nga “Ministry of Events” dhe me të ftuar special një Dj me famë.

Moguai, është Dj gjerman, që vjen për të parën herë në Shqipëri, për të dhënë një shfaqje, të enjten më 14 dhjetor, tek Cinco Cavalli Club. Ai ka prodhuar shumë hite si: “Mammoth” ; “Aciid”, etj.

Të gjithë që do të jenë pjesë e kësaj nate, do të duhet të kenë syze 3D, për ta shijuar festën ashtu siç duhet. Mos e humbisni këtë event special, që me siguri do të jetë një eksperiencë e paharrueshme!

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.