Penne integrale me kunguj dhe karkaleca

Nëse në shtëpi ju kanë mbetur disa kunguj dhe nuk dini ç’të bëni me to, një pjatë pene “Garofalo” dhe karkaleca është kombinim brilant. Ndiqni hapat e recetës më poshtë dhe do ta shijoni më shpejt nga sa e keni imagjinuar.

Përgatitja
1. Si fillim në një tenxhere me ujë e kripë zieni penet “Garofalo”. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e njomë.
2. Më pas shtoni kungujt dhe karkalecat. I marinoni me kripë e piper. Tani shtoni verën dhe panën. I trazoni mirë dhe shtoni penet.
3. I lini përreth 3 minuta në zjarr ndërkohë që i përzieni vazhdimisht. I servirni në një pjatë të ngrohta dhe nxitoni t’i shijoni!

Përbërësit
pene (Integrale “Garofalo”)
1 filxhan vaj ulliri
1 qepë e njomë (e grirë imët)
2 kungull (të prerë në feta)
1 lugë gjelle kripë
4 karkaleca
kripë
piper
1 filxhan verë e bardhë
1 filxhan pana