Penelope Cruz & Javier Bardem së bashku për të çelur Festivalin e Kanës

“Everybody Knows” do të jetë produksioni kinematografik që do të ribashkojë në një film Penelope Cruz dhe Javier Bardem, të cilët luajnë rolet kryesore.

Pas “Vicky Cristina Barcelona”, “Escobar: Paradise Lost”, çifti i martuar do të rikthehen në televizion së bashku, këtë rradhë të bashkuar nga regjisori iranian Asghar Farhadi.

Një film në gjuhën spanjolle, “Everybody Knows” do të hapi Festivalin e Filmit në Kanë, ku do të shfaqet më 8 maj dhe është pjesë e garës për Palmën e Artë.

Këtu trajtohet historia e Laurës, e cila portretizohet nga Cruz, një mama që rikthehet pranë familjes së saj në një qytet të vogël jashtë Madridit në Spanjë për një festë lokale.

Pas një ndodhie, familja fillon që të përçahet gradualisht, ku në vëmendje do të vijnë disa gjëra nga e kaluara që do të ndryshojnë raportin e tyre midis njëri-tjetrit.

Edicioni i 71-të i Festivalit të Kanës do të mbahet nga datat 8-19 maj 2018 dhe Cate Blanchett, do të jetë presidente e jurisë së Festivalit.

Trailer: