“Pazari i Vjetër i Korçës”, kandidat për një çmimin europian

Drejtori i Çmimeve të Zhvillimit të Europës ka njoftuar se Pazari i Korçës është nominuar në kategorinë e “Rinovimi i Projektit të Vitit”.

Ai shkruan: “Jam i nderuar t’ju njoftoj se rivitalizimi i Pazarit të Vjetër të Korçës është nominuar për çmimet e Europës në Zhvillim në kategorinë “Rinovimi i projektit të vitit. Ne ju inkurajojmë që partnerët, bashkëpunëtorët, klientët, furnizuesit dhe miqtë tuaj të njohin nominimin tuaj – ju lutemi përdorni hashtag #EEAëards. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi ndonjë informacion të mëtejshëm, unë ose ata do të jenë të lumtur t’i përgjigjemi”.

Çmimet e Europës në Zhvillim organizohen nga një numer ekspertesh me bazë në Londër, , i cili angazhohet në nxitjen e zhvillimit social dhe ekonomik të 23 vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore. Qëllimi i çmimeve është të nxjerrë në pah më të mirën e rajonit të CEE në një audiencë ndërkombëtare.

Fituesi do të njoftohet në Ceremoninë e Çmimeve në selinë kryesore te EBRD në Londër më 22 qershor.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj