Pazari i Fundvitit

Ju ftojme ne Pazarin tone te pervitshem te Fundvitit, i cili kete vit do te zhvillohet TEK THE FUNKY MOUSTACHE, NE OREN 18:00, DITEN E SHTUNE, ME 30 DHJETOR.
Christmas Bazaar ose Pazari I Fundvitit eshte nje event
fund-raising qe mbledh ndihme monetare duke vene ne shitje punime artizanale te dhuruara ARsA-s ose te bera nga vullnetare dhe dashamires te kauzes.
Ne shpirtin e atmosferes festive te Krishtlindjes dhe Vitit te Ri, ne dhe miqte tane me 4 kembe kemi perveshur putrat dhe i jemi futur punes per te organizuar nje pazar te festave te fundvitit.
Te ardhurat e mbledhura nga shitjet do te shkojne per te ndihmuar kafshet tona, per t’i siguruar ushqim dhe perkujdesje.
Nese gjithmone keni dashur te jepni kontribut ne kauzen tone, ose keni dashur te ndihmoni kafshet ne nevoje por nuk keni ditur si , ne ju ftojme te na bashkoheni kete te djele ne pazarin tone me sende artizanale.
Ftojme te gjithe mbeshtetesit e Animal Rescue Albania, te ndajne me ne punime artizanale dhe krijime personale te cilat do te sherbejne ne mbledhjen e fondeve per kafshet e pastreha.
Pazari i Krishtlindjes eshte nje mundesi e mire per te psonisur nje dhurate te vecante per te afermit tuaj, duke mbeshtetur Christmas Bazaar-in, ju mund te siguroni ushqim, strehim ose ndihme mjekesore per kafshet e pastreha.
Mirepresim krijimet tuaja dhe kontributet, te cilat do te ndihmojne te sjellin shume gezim dhe tundje bishti mes miqve tane kater kembesh.
Pak kreativitet dhe imagjinate mund te beje shume ndryshim ne jetet e vogelusheve tane.
Ne pazarin tone mund te gjeni krijime te bera me dore nga miqte e ARsA si dhe objekte te dhuruara nga vullnetaret dhe kafshedashesit.
Mos nguroni te te beheni kreative , vogelushet tane i mirepresin punet tuaja me tundije bishti dhe ngirtje veshesh.
Behuni pak artiste, per miqte me te mire te njeriut!