PASDITJA E PIKTURËS

Për të gjithë të apasionuarit e pikturës profesionistë ose jo profesionistë, ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet mëse interesant të organizuar nga Momentum Albania.

Në këtë pasdite do të keni mundësi të merrni pjesë në një aktivitet që do të jetë një opsion i mirë për të shpenzuar kohën tuaj në mënyrë të vlefshme. Frymëzues dhe argëtues, ky aktivitet ka si qëllim që të shërbejë si stimul për të marrë ndjesi pozitive dhe përmbushëse.

Aktiviteti planifikon pjesëmarrjen e një numri të paracaktuar njerëzish, të cilët pasi regjistrohen për të ruajtur vendin e tyre, bëhen pjesë e Mbasdites së Pikturës. Pjesëmarrja është falas dhe nuk nevojitet të merrni asgjë me vete.

Duke u bërë pjesë e kësaj atmosfere pozitive përgjatë kohës së aktivitetit do të kemi mundësi të pikturojmë sipas mënyrës individuale, por edhe me asistencë ( nëse nevojitet) një temë të paracaktuar.

Piktura do të realizohet duke përdorur penel dhe bojra akrilik në formatin 16×18 Canvas. Pjesë e aktivitetit është dhe socializimi dhe ndarja sipas dëshirës e eksperiencave personale.

Të gjitha materialet disponohen nga organizatorët, çfarë nevojitet është vetëm pjesëmarrja juaj.

Për pyetje të mëtejshme apo rezervime na kotaktoni ose dërgoni sms: 0697398232

Email: info@momentumalbania.com

Data: 10 Korrik, E Martë
Ora: 18:00- 19:30

Vendodhja: Bulevardi Gjergj Fishta, Ish-ekspozita, në krah të gjykatës, Trëndafili i Bardhë.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj