Art & Kulturë

Panairi prezantues i universiteteve ruse në Tiranë

Më datë 9 tetor 2018 zyra e Agjencisë Federale “Rossotrudniçestvo” në Tiranë, së bashku me Russia.Study, që është agjencia ruse për bashkëpunimin arsimor, do të zhvillojë Panairin prezantues të universiteteve më të njohura të Rusisë “Studimet në Rusi – fillimi i një të ardhmeje të suksesshme”.

Pjesëmarrësit e eventit mund të marrin informacion për mënyrën e pranimit në institucionet arsimore ruse, për sistemin e arsimit në Rusi, për përparësitë e shtetasve të huaj dhe bashkatdhetarëve rusë, që jetojnë jashtë shtetit, për të studiuar në Rusi. Gjithashtu, mund të mësoni se si mund të bëheni pjesë e programeve të bursave nga qeveria ruse dhe të studioni falas në Rusi. Do të jepet informacion mbi programet e rritjes së kualifikimit në univesitetet ruse, si edhe mbi kushtet e pranimit në programet master.

Në këtë aktivitet do të përfaqësohen universitetet më të njohura të Rusisë, të cilat do të paraqesin të gjitha fushat kryesore të përgatitjes dhe specialitetet: sociale, teknike, fiziko-matematikore, të shkencave natyrore, etj. Për programet dhe kushtet përkatëse do të tregojnë vetë prorektorë, drejtorë të instituteve dhe drejtues të departamenteve për lidhjet me jashtë dhe arsimimin e studentëve të huaj.

Panairi që pritet të mbledhë shumë pjesëmarrës të ndryshëm do të zhvillohet në sallën e konferencave pranë hotelit XHEKO IMPERIAL në Tiranë.

Ftojmë përfaqësuesit e medias dhe instituteve arsimore, nxënësit e shkollave dhe prindërit e tyre, studentët dhe studiuesit e rinj, pjesëmarrësit dhe pedagogët e kurseve të gjuhës ruse, si edhe të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të fillojnë apo të vazhdojnë studimet e tyre në Rusi.

Prev Post

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).