Art & Kulturë

Panairi dhe Konkursi Kombëtar i Shoqërive të Nxënësve JA

Organizata Junior Achievement of Albania, misioni i së cilës është edukimi i të rinjve shqiptarë për sipërmarrjen e lirë, organizon Panairin dhe Konkursin Kombëtar të Shoqërive Sipërmarrëse të krijuara nga nxënës maturantë të shkollave të mesme të vendit.

Në panairin e vendosur në ambientet e TEG marrin pjesë 23 shoqëri sipërmarrëse, të përfaqësuar nga ekipet drejtuese të nxënësve. 138 nxënës maturantë nga gjithë vendi do të ndërveprojnë me vizitorët e panairit duke promovuar idetë e tyre, duke shpalosur talentin dhe shpirtin sipërmarrës, si dhe duke prezantuar produktet apo shërbimet që kanë arritur të realizojnë, në kuadër të angazhimit në programin Junior Achievement.

Gjatë panairit, shoqëritë e nxënësve do të vlerësohen për përpjekjet dhe arritjet e tyre. Shoqëria fituese, e cila do të shpallet si “Shoqëria më e mirë e vitit, 2018” në nivel kombëtar, do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin mbarë europian “Company of the Year Competition 2018″

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).