Opera “Semiramide” transmetohet live nga New York në Cineplexx

Sezoni 2017/2018 është çelur në Metropolitan Opera në New York.

Pas më shumë se 25 vitesh që nuk luhet në MET, opera e Rossin-it “Semiramide” do të shfaqet këtë të shtunë live në qytetin e New York-ut.

Publiku shqiptar do të ketë mundësi që ta ndjekë këtë opera në një transmetim të drejtpërdrejtë që e ofron kinemaja Cineplexx.

Angela Meade debuton në rolin kryesor të Semiramide së bashku me Elizabeth DeSgong në rolin e komandantes së ushtrisë asiriane arsace, Javier Camarena në rolin e mbretit indian Idreno, Ildar Abdrazakov në rolin e princit Assur dhe Ryan Speedo Green në rolin e kryepriftit Oroe. Dirigjent do të jetë Maurizio Benini.

Image result for Semiramide

Mos e humbni këtë kryevepër, të shtunën më 10 mars, ora 19:00-23:00.