Art & Kulturë

Opera/ Sakrifica në emër të dashurisë, vjen në skenë “Luisa Miller”

Në një transmetim live prej Operës së MET në qytetin e New York, publiku shqiptar do të ketë mundësi që të ndjeki operën e famshme “Luisa Miller” në Cineplexx.

Drejtori Muzikor i MET, James Levini është dirigjuesi i kësaj shfaqje, e cila nuk është parë në skenën e kësaj opere që prej vitit 2006.

Image result for LUISA MILLER (OPERA)

Sonya Yoncheva do të portretizojë fshataren Luisa, e cila vendoset përballë aktorit Piotr Beczala në rolin e Rodolfos. Kjo është tragjedia e Verdit mbi një vajzë të re (Luisa), e cila sakrifikon lumturinë e saj në përpjekje për të shpëtuar jetën e të atit, që portretizohet nga Placido Domingo.

Image result for LUISA MILLER (OPERA) met

Po ashtu, në role kryesore vijnë Olesya Petrova në rolin e Federica, Alexandër Vinogradov në debutimin e tij në MET dhe Dimitry Belosselskiy, përkatësisht në rolin e Walter e Wurm, të cilët janë të pamëshirshëm në detyrën e tyre për të përçarë dashurinë midis Luises dhe Rodolfos.

Mos e humbisni këtë shfaqje më 14 prill, e shtunë, ora 18:30.

Image result for LUISA MILLER (OPERA) met

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).