Opera “Flauti Magjik” nga Mozart së shpejti në Teatrin e Korçës

E cilësuar si një nga veprat më të bukura të Mozart, opera “Flauti Magjik” do të ngjitet në skenën e teatrit “A.Z Çajupi” të qytetit të Korçës.

Kjo opera ka korrur një sukses të vërtetë në skenat e Tiranës dhe destinacioni i rradhës do të jetë Korça, në të cilën do të vihet në skenë për dy netë magjike.

Orkestra e TKOB, Kori dhe trupa e solistëve, do të dhurojnë dy shfaqje të jashtëzakonshme, të cilat nuk duhen humbur.

Premiera vjen më 4 dhe 5 maj, ora 19:00. Biletat mund t’i gjeni në sportetin e këtij teatri.