“OneBeat Balkans 2020” mbledh muzikantë të rinj nga Ballkani e ShBA

Publikohet thirrja për pjesëmarrës në programin “OneBeat Balkans 2020“, me qëllim që të mblidhen muzikantë të rinj të moshës 19-35 vjeç, qytetarë të shteteve në vijim: Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, dhe ShBA-së.

Nga 31 marsit deri më 23 prill 2020, ky grup muzikantësh do të luajë së bashku, do të krijojë muzikë të re, dhe do të udhëtojë nëpër Ballkan duke e shpërndarë frymën e bashkëpunimit, komunitetit, dhe barazisë, njoftoi Bajram Kinolli, drejtor artistik i OneBeat Balkans