Art & Kulturë

Shfaqja “Oh, oh, Xhulia” premierë në Ferizaj

Më 9 dhjetor në Teatrin e Qytetit “Adriana” në Ferizaj, vjen premiera e shfaqjes “Oh, oh, Xhulia”.

Kjo shfaqje me tekst të Ephraim Kishon në skenën e teatrit ‘Adriana’ do të jetësohet nën regjinë e regjisorit Besim Ugzmajli.

“Oh, oh, Xhulia”, është një komedi-parodi si version alternativ i ‘Romeo dhe Zhulieta’ të William Shakespeare. Por në versionin e Ephraim Kishon, Romeo dhe Zhulieta i kanë shpëtuar vdekjes. Ephraim Kishon është një autor që jo vetëm që ka shkruar shumë skenarë dhe drama, por është i njohur edhe si regjisor i cili ishte nominuar për Oscar”.

Kjo shfaqje sjellë në rolet kryesore aktorët: Shpëtim Selmani, Vjosa Tasholli, Sherif Bega, Edona Berisha, Mevlan Saraçi dhe Milot Salihu. Ndërsa premiera vjen më 9 dhjetor me fillim nga ora 20:00 në Teatrin e Qytetit “Adriana” në Ferizaj.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).