Obama: Rrjetet sociale po shkaktojnë probleme të mëdha (Video)

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, gjatë një interviste ditën e sotme në radion BBC 4, ka folur rreth përdorimit irracional të mediave sociale.

I pyetur nga Princ Harry, i cili po prezanton programin gjatë sezonit të fundvitit, Obama është shprehur se përdorimi i rrjeteve sociale nga njerëzit po përhap informacione të gabuara dhe humbjen e sensit të së vërtetës.

Sipas tij, do të përballemi me një të ardhme ku faktet do të shpërfillen dhe njerëzit do të besojnë vetëm pikëpamjet që iu forcohen nga personat në pushtet.

Njerëzit që ndodhen në pushtet duhet të tregojnë kujdes kur postojnë mesazhe në rrjetet e tyre sociale. Mediat sociale janë duke shpërbërë format e komunikimit publik.”,- ka thënë ai.

Kjo përgjigje e Obamës, edhe pse nuk përmendi emra, duket se i adresohet Presidendit Trump, i cili poston shumë shpesh në llogarinë e tij në Twitter.

Rastet kur presidenti i ri është akuzuar për shpërhapjen e mesazheve dhe informacioneve të gabuara janë të shumta, duke i shtuar akoma më shumë vërtetësi deklaratës së Barack Obamës.

Video: http://www.bbc.com/news/world-us-canada-42491638

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj