Nuk do ta besoni se sa është çmimi që Beyonce kërkon për të kënduar në dasmë

Një nga ditët më të rëndësishme të një çifti të dashuruarish është medoemos dita e dasmës së tyre.

E tillë është edhe për futbollistin e njohur Gareth Bale, i cili do të martohet pas disa muajsh në Itali. Sportisti ka filluar që të planifikoj ditën më të rëndësishme të jetës së tij, duke filluar që nga zgjedhja e muzikës që do të luhet në atë datë.

Gareth Bale me të fejuarën e tij.

Sipas burimeve të “The Sun”, Bale ka kërkuar që në dasmën e tij madhështore të këndojë një prej këngëtareve më të famshme botërore, Beyonce.

Tabloidi ka shkruar se shuma që këngëtarja i ka kërkuar futbollistit për të kënduar në dasmën e tij është plot 1.5 milion euro! Siç duket, Gareth Bale mund ta përballojë këtë çmim ekstravagant, pasi po vazhdon diskutimet më në detaje me yllin botëror.