Nostalgji vjeshte nga Devis Xherahu

Si për të na kujtuar dhe njëherë që pas xhamit të dritares është një vjeshtë e artë, erdhi edhe kënga ‘Kur gjethet bien në vjeshtë’, e risjellë me shumë emocion nga Devis Xherahu. Një këngë e vjetër, më saktë e para 70 viteve, e kënduar nga i madhi Rudolf Stambolla, tashmë vjen po aq origjinale dhe e paprekur, por edhe e përpunuar me shumë kujdes e finesë nën zërin e Devis Xherahut për të ripërjetësuar këtë perlë të muzikës së lehtë. Notat e tangos dhe melankolisë së vjeshtës i rrinë shumë bukur zërit të Devisit. Kënga është pritur shumë mirë dhe komentet në YouTube janë mjaft pozitive.

https://www.youtube.com/watch?v=CEcWnwlOwwM&feature=youtu.be