Njihuni me vogëlushin që fitoi “The Voice Kids”

Denis Bonjaku është triumfuesi i këtij edicioni të spektaklit muzikor “The Voice Kids”, që u transmetuar për disa netë me rradhë në ekranin e Top Channel.

Djali ishte pjesë e skuadrës së trajneres Miriam Cani, të cilën ai e zgjodhi në mesin e të gjithë trajnerëve që u kthyen për të.

Fitorja e tij në ‘Beteja’ kundër Anjës dhe Ermës dhe vendimi i trajneres për t’i ruajtur një vend në ‘Netët Live’, e bëri artistin e vogël të kapërcente javë pas jave vështirësitë e garës, duke e sjellë deri në mbrëmjen finale ku dhe triumfoi si ‘Zëri më i mirë i Shqipërisë për fëmijë!’.

Ai, së bashku me zërin e tij të mrekullueshëm dhe votat e publikut, ia arriti që të merrte çmimin e madh.