Njihuni me personin më të pasur në botë!

Jeff Bezos
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Jeff Bezos, pronari i kompanisë Amazon, është zyrtarisht njeriu më i pasur i të gjitha kohërave!

Të ardhurat neto të drejtuesit të Amazon arritën të hënën shifrën prej 105.1 miliard dollar, duke thyer rekordin e vendosur më parë nga Bill Gates.

Sipas revistës Forbes & Bloomberg, të cilat ndjekin nivelin e pasurive të VIP-ave, pasuria e Jeff vjen nga aksionet që ai zotëron në Amazon, të cilat vlejnë 78.9 milion dollar. Këto aksione u rritën me 1.4 % të hënën, duke shtuar 1.4 miliard dollar në llogarinë e tij.

Jeff Bezos u bë njeriu më i pasur në planet gjatë korrikut, kur kaloi pronarin e Microsoft, Bill Gates, dhe e vendosi atë në vend të dytë të kësaj liste.

Të ardhurat neto të Bill Gates llogariten në 93.3 miliard dollar. Sipas Forbes, themeluesi i Microsoft do të ishte më i pasur se Jeff, nëse nuk do të kontribuonte shuma të mëdha për bamirësi.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj