Art & Kulturë

Njihuni me celularin e parë në botë që ka tre kamera: P20 Pro

 

Huawei ka lançuar smartphone-in e tij më të ri, P20 & P20 Pro, i cili nuk ka dy kamera si çdo celular i tanishëm, por plot tre të tilla!

Shtimi i një lenteje të tretë është bërë me qëllim që të gjithë përdoruesit e këtij telefoni të bëjnë foto profesionale pa patur nevojën e një aparati të madh fotografik.

Image result for p20 pro

Njësoj si shembulli i ndjekur me iPhone 7+ e iPhone 8+, tre lentet e kamerave shfaqen vetem tek versioni i madh i këtij smartphone, P20 Pro, ndërkohë që P20 është i pajisur me vetëm dy kamera.

Lentet e kamerave tek P20 Pro, konkretisht 40MP, 20MP dhe 8MP, përbëjnë nivelin më të lartë të pikselave se çdo smartphone tjetër. Nëpërmjet opsioneve të ndryshme ndihmuese, përdoruesi i këtij celulari ka mundësi që të shkrepi foto profesionale me kualitet shumë të lartë.

Image result for p20 pro

Pamja e P20 dhe P20 Pro është shumë e ngjashme me iPhone X, si para, ashtu edhe mbrapa, me përjashtim të butonit të vogël që ndodhet në fund të ekranit, i cili ka sensor për dallimin e shenjës së gishtit.

Këta smartphone janë të disponueshëm për t’u blerë në ngjyrë pink gold, blu, gri dhe do të dalin në treg në muajin prill. Çmimet e tyre variojnë, ku në Britani pritet që P20 Pro të kushtojë 800 paund & P20 600 paund.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).