Art & Kulturë

Njihuni me bimën që i çon kafshët drejt vdekjes dhe çmend njerëzit/ Foto

Në pamje të parë, Gympie – gympie duket si çdo bimë në pyjet tropikalë, e karakterizuar nga gjethet e gjelbra të mëdha në formë zemre. Megjithatë, nëse e prekni, do të kuptoni menjëherë se keni bërë gabimin më të madh të jetës tuaj.

Gjethet e kësaj bime janë të përbëra nga disa fije si të flokut, të cilat kur vihen në kontakt me lëkurën, lëshojnë një neurotoksinë që prodhohet brenda tyre. Kjo toksinë shkakton kruarje, të shoqëruara me dhimbje të tmerrshme dhe të padurueshme.

Gympie – Gympie është shkaktare e vdekjes së qindra kafshëve, të cilat janë shtyrë drejt vetvrasjes për shkak se nuk i kanë duruar dhimbjet që kjo bimë shkakton, ndërsa tek njerëzit, një pickim i saj shkakton agoni të tmerrshme.

Historitë mbi këtë bimë janë të ndryshme. Është raportuar se një njeri ka qëlluar veten me armë për të shpëtuar nga dhimbjet, pasi kishte përdorur një gjethe të lules si letër banjoje. Ndërkohë, vendasit në Austali, kanë rrëfyer se kuajt që pickohen nga bima, vdesin për disa orë ose hidhen nga shkëmbinjtë, për mos të duruar dhimbjet.

E ç’është më e keqja, efekti i kësaj bime nuk largohet për 3 ditë, dy muaj apo 6 muaj. Janë evidentuar raste të ndryshme, ku njerëz që janë ‘pickuar’ prej saj, kanë pasur dhimbje deri në 2 vite rresht! Kjo ndodh sepse nëse nuk hiqen fijet e lules prej lëkurës, atëherë ajo të vazhdojë të çlirojë toksinën e saj.

Dr. Mike Leahy, botanist, është shprehur mbi efektet ‘vdekjeprurëse’ to Gympie – Gympie:

“Gjëja e parë që do të ndjeni sapo kjo bimë t’ju ketë pickuar është një ndjesi sikur po digjeni, e cila rritet pas gjysëm ore, duke u bërë më e padurueshme. Më pas, do t’ju dhembin kyçet dhe madje mund të keni skuqje dhe kruarje poshtë sqetullave, një dhimbje e cila është e njëjtë me pickimin fillestar. Në rastet më të këqija, një njeri përjeton shok e madje mund të shkojë deri në vdekje.”

Një nga kurat më efektive është aplikimi i acidit klorhidrik të holluar dhe heqja e fijeve të bimës me letrat ngjitëse që përdoren për depilim.

Kjo bimë gjendet në pyjet tropikalë të Australisë, Indonezisë dhe Moluccas, prandaj mos u shqetësoni, sepse në Shqipëri ajo nuk rritet. Por, nëse po planifikoni një udhëtim në këto vende, bëni mirë të përgatiteni dhe të mos gjendeni nëpër pyje.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).