Art & Kulturë

Njihuni me jurinë e Festivalit të Filmit në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka bërë publike listën e plotë të anëtarëve të jurisë që do të jenë gjykuesit e edicionit të 71-të të këtj festivali.

Kjo juri përbëhet nga 5 femra dhe 4 burra që janë me kombësi të ndryshme dhe vijnë nga 5 kontinente. Presidente e jurisë do të jetë aktorja dhe producentja australiane, Cate Blanchett.

Ndërkohë anëtarët e tjerë të jurisë janë: Chang Chen, aktor nga Kina; producentja, regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Ava DuVernay, shkrimtari, regjisori dhe producenti nga Franca, Robert Guediguian, Khadja Nin, kompozitore dhe këngëtare; Lea Seydoux, aktore franceze; Kristen Stewart; Denis Villeneuve, regjisor kanadex dhe shkrimtari e regjisori nga Rusia, Andrey Zvyaginstev.

Festivali do të zhvillohet nga data 8 deri më 19 maj, ku ditën e fundit juria do të publikojë listën e fituesve gjatë ceremoninë përmbyllëse.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).