Njeriu më i pasur në botë ishte një kurnac: Ja historia që fshihet pas miliarderit që refuzoi të paguante për sëmundjen e djalit të tij

Miliarderi John Paul Getty
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

John Paul Getty ishte njeriu më i pasur në botë në vitin 1966, me një vlerë pasurie prej 1.2 miliard dollar, që sot llogaritet në 6.7 miliard paund.

Megjithatë, edhe pse i mbuluar në para, Getty ka hyrë në histori si miliarderi më kurnac në botë, kjo pasi ai refuzoi të paguante njerëzit që i kishin rrëmbyer nipin, u ankua për faturat e spitalit ku djali i tij shtrihej në prag vdekje dhe instaloi telefona me pagesë në dhomat e miqve në vilën e tij.

John Paul Getty rrethuar nga adhurueset femra te tij.

Një film i inspiruar nga “përralla” e Paul “All The Money In The World”, ku miliarderi portretizohet nga aktori Christopher Plummer, do të shfaqi premierën e tij këtë javë, ndaj përgatituni që ta ndiqni nga afër këtë histori rrënqethëse.

Christopher Plummer ne rolin e Getty.

Getty ishte një miliarder që i kishte hyrë biznesit të naftës dhe dashuria që ai kishte për paranë, ishte më e madhe se dhembshuria për familjen e djalin e vet që po vdiste.

Timmy ishte djali i pestë dhe i fundit midis Getty-t dhe gruas së tij Teddy Getty Gaston, e cila në librin e saj autobiografik “Alone Together”,  ka treguar se si burri i saj e ka trajtuar fëmijën e tyre, duke treguar më së miri kopracinë dhe sjelljen e tij të ulët.

Vogëlushi Timmy luftoi për 4 vjet me sëmundjen e kancerit i shtrirë në spital dhe gjatë gjithë asaj kohe, babai i tij nuk e vizitoi asnjëherë. Përveç asaj, ai nuk ishte pjesë e funeralit të të birit, kur Timmy vdiq në moshën 12 vjeçare, duke i kërkuar falje në një letër gruas së tij, me justifikimin se kishte punë.

Timmy e donte shumë babanë e tij. Ai nuk e dinte që ai ishte njeriu më i pasur në botë – Shumë njerëz ia thoshnin, por atij nuk i interesonte. Për të, Getty ishte babai i tij i dashur dhe Timmy thjesht dëshironte që ai ta vizitonte teksa ishte në spital.”-, është shprehur Teddy në librin e saj. Sigurisht që ëndrra e vogëlushit kurrë nuk u realizua, pasi ai nuk e pa më babain.

Teddy me djalin e saj kur ishte bebe, Timmy.

Sipas saj, Timmy lumturohej pa masë kur fliste në telefon me të atin dhe nuk kërkonte asnjëherë gjëra materiale. Ajo tregon se në bisedat telefonike që zhvillonte me Gettyn, ai i ankohej asaj për lekët e harxhuara në spital për kurimin e të birit, duke i rekomanduar asaj që “Timmy nuk do të shërohet më, thjesht merri disa antibiotikë dhe çoje në shtëpi, mjaft harxhuam para.”

Mungesa e Getty-t në funeralin e të birit dhe gjatë gjithë kohës që ai ishte sëmurë, ishin arsyet që Teddy vendosi të divorcohej në 1958 nga Getty, edhe pse ai i premtoi asaj se do të bëhej më e pasur se mbretëresha e Anglisë.

Por, edhe me vdekjen e djalit, Paul Getty nuk vuri mend. Në vitin 1973, disa njerëz rrëmbyen nipin e tij Paul dhe kërkuan një dëmshpërblim prej 17 milion dollarësh. Ai refuzoi ta paguante këtë shumë me justifikimin se kjo ishte thjesht një tentativë e nipit të tij për t’i marrë vet paratë. Në përgjigje të kundërshtimit të Getty-t, rrëmbyesit i prenë njërin vesh Paulit të vogël dhe ia dërguan Getty-t.

Paul Getty III, nipi i tij pa nje vesh

Vetëm pas 6 muajsh dhe pas një sërë kërcënimesh të tjera, miliarderi koprac pagoi një pjesë të shumës së kërkuar, pasi ishte konsultuar me autoritetet, duke u siguruar se ato para do t’i ktheheshin sërish.

Familja e Getty nuk e harroi kurrë mënyrën e keqe me të cilën ai i kishte trajtuar ata. Ish gruaja e tij, Teddy, u martua me shokun e saj William Gaston dhe së bashku patën një vajzë, Louise Gigi Gaston, e cila është një regjisore filmash. Teddy vdiq në moshën 103 vjeçare prillin e kaluar, në krahët e vajzës së saj.

“All The Money In The World” është një film që është vlerësuar me komente pozitive nga kritikët e kinematografisë, ndaj mos e humbisni pa parë.

John Paul Getty III,. Ai vdiq në moshën 54 vjeçare, si pasojë e paralizës që i shkaktuan drogërat e shumta që konsumoi kur u lirua nga rrëmbyesit.

 

Trailer i filmit:

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj